Organizata Shqiptaria në Gjakovë përgatitet për Kuvendin Zgjedhor të Degës
Sot në Gjakovë u mbajt mbledhja e grupit nismëtar të Organizatës Shqiptaria, ku u vendos me unanimitet krijimi i grupit punues për përgatitjen e Kuvendit Zgjedhor të Degës.
Ky hap shënon një moment kyç në konsolidimin e strukturës lokale të organizatës, nga ku pritet të dalin së shpejti organet drejtuese legjitime të Degës në Gjakovë, thuhet në njoftimin e Organizatës Shqiptaria në Instagram.
Vendosmëria, vizioni kombëtar dhe përkushtimi qytetar janë motoja e kësaj organizate. Të gjithë të interesuarit për t’u angazhuar në këtë proces përfaqësues, do të njoftohen për hapat në vijim dhe ftesën për Kuvendin Zgjedhor. Shqiptaria është zëri i të vërtetës, veprimit dhe bashkimit kombëtar, përfundon njoftimi.
