Tetë të lënduar nga aksidenti në Dubrovnik të Kroacisë
Një aksident i rëndë ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në Shipan të Dubrovnikut.
Departamenti i Policisë Dubrovnik-Neretva konfirmoi për mediat kroate se në automjetin e paregjistruar ndodheshin dhjetë persona, tetë prej të cilëve kanë pësuar lëndime.
Aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme kur automjeti doli nga rruga, goditi një mur dhe u përmbys.
Shoferi i automjetit ishte nën ndikimin e alkoolit dhe kundër tij po ngrihen akuza penale për aksident trafiku.
Katër persona pësuan lëndime të rënda, jo kërcënuese për jetën, katër persona u lënduan lehtë, ndërsa dy të tjerë kaluan fatmirësisht pa lëndime.
Midis pasagjerëve në automjet ka pasur edhe të mitur. Të gjithë personat e përfshirë në aksident janë nga zona e Dubrovnikut.
