Arrestohet një person me substancë të dyshuar narkotike në Ferizaj
Operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, gjatë kontrollit të një lokali në Ferizaj, në kuadër të një plani operativ për siguri, te i dyshuari J.L. (29 vjeç) është gjetur në posedim një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 8.29 gramë.
“I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj. Rasti i është referuar njësisë për hetimin e drogave për veprime të mëtejme hetimore. Pas intervistës, i dyshuari është liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /Kosova.info/
