Milani nuk dorëzohet për Jasharin, Club Brugge s’heq dorë nga shqiptari
Klubi italian, AC Milani vazhdon të insistojë për transferimin e shqiptarit Ardon Jasharit, por Club Brugge nuk po heq dorë mesfushori i Zvicrës.
Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, të premten ka udhëtuar drejt Belgjikës për të zhvilluar bisedime direkte me klubin belg, duke e cilësuar Jasharin si objektiv kryesor për mesfushën, së bashku me Granit Xhakën e Bayer Leverkusen.
Jashari, i lindur në vitin 2002, ka kërkuar zyrtarisht largimin nga klubi belg duke shprehur dëshirën për të veshur fanellën e Milanit që nga sezoni i ardhshëm.
Megjithatë, sipas medieve italiane, vizita e Tares nuk ka sjellë marrëveshje konkrete, të paktën për momentin.
Negociatat siç raportohet, do të vazhdojnë, ndërsa Milani mbetet i vendosur për të siguruar shërbimet e talentit 22-vjeçar që shihet si pjesë e rëndësishme e projektit të ri të klubit nga ‘San Siro’.
