Rikthehet kujdesi në lagje – shtresohen për herë të parë pas 30 vitesh rrugët “Zekerija Cana” dhe “Nezir Gashi” në Prishtinë
Për herë të parë pas më shumë se tri dekadash, dy rrugë të rëndësishme të kryeqytetit, “Zekerija Cana” dhe “Nezir Gashi”, janë shtresuar dhe sistemuar siç duhet duke marrë një pamje të re dhe funksionale.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bëri të ditur se këto rrugë, të cilat për dekada kishin mungesë të infrastrukturës bazë, më në fund kanë përfituar nga investimet e nevojshme që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së përditshme për banorët e lagjes.
“Me këtë investim, po e rikthejmë kujdesin aty ku ka munguar më së shumti – në lagjet që për shumë kohë kanë qenë të neglizhuara”, u shpreh Rama.
Ky projekt është pjesë e angazhimeve të përditshme të Komunës së Prishtinës për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në çdo cep të qytetit duke vendosur prioritet aty ku për vite me radhë ka pasur nevojë emergjente për ndërhyrje. /Kosova.info/
