Përparim Rama organizon mbrëmje falënderimi për drejtuesit e arsimit në Prishtinë
Në përmbyllje të vitit shkollor, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA), organizoi një mbrëmje falënderuese për drejtuesit dhe zyrtarët e arsimit në kryeqytet.
Në këtë mbrëmje miqësore morën pjesë drejtorë, zëvendësdrejtorë dhe përfaqësues të institucioneve arsimore, të cilët kontribuojnë çdo ditë për një arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës në Prishtinë.
Kryetari Rama i falënderoi pjesëmarrësit për përkushtimin, bashkëpunimin dhe rolin kyç që kanë luajtur gjatë gjithë vitit shkollor. “Ju jeni krenaria jonë,” u shpreh ai duke vlerësuar secilin për angazhimin në përmirësimin e sistemit arsimor.
Mbrëmja u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore duke përçuar ndjenjën e mirënjohjes dhe respektit për punën e palodhur të komunitetit arsimor në Prishtinë. /Kosova.info/
