Rama pret zëvendëskomandantin e RC-East, dhuron “Hyjneshën në Fron” si simbol mirënjohjeje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, priti sot në një takim zyrtar Zëvendëskomandantin aktual të RC-East, i cili prezantoi pasardhësin e tij, Nënkolonel Nicholas Acosta, që do të marrë detyrën më 30 qershor.

Gjatë takimit, kryetari Rama falënderoi zëvendëskomandantin në largim për bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin e dhënë në kryeqytet gjatë mandatit të tij. Në shenjë mirënjohjeje, ai i dhuroi simbolin e veçantë të Prishtinës – “Hyjneshën në Fron”, që përfaqëson paqen, forcën dhe identitetin e qytetit.

Takimi shërbeu gjithashtu për të diskutuar çështje me interes të përbashkët dhe për të riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe misioneve të sigurisë që veprojnë në Kosovë. /Kosova.info/

Go to TOP