Fetoshi: Kosova s’mund të lejojë “polici paralele”
Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, për kinse “spastrimin etnik” dhe “fashizmin” kundër serbëve në Kosovë.
Fetoshi ka shkruar në Facebook se kjo retorikë është pjesë strategjisë për “tjetërsimin e fajit”, që kamuflon politikën shoviniste të Serbisë nëpërmjet strukturave paralele dhe nxitjes emocionale për “rezistencë civile”.
“Kosova s’mund të lejojë ‘polici paralele’, e ndalimi dhe dëbimi i serbëve që punojnë në strukturat e sigurisë së Serbisë, është thjesht veprim ligjor e parandalues për sigurinë publike, i bazuar edhe në Marrëveshjen e Brukselit 2013”, vlerëson Fetoshi.
Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, për kinse “spastrimin etnik” dhe “fashizmin” kundër serbëve në Kosovë. /Kosova.info/
