Kina u bën thirrje Izraelit dhe Iranit të ulin urgjentisht tensionet
Kina i bën thirrje Izraelit dhe Iranit të marrin masa urgjente për të qetësuar tensionet, pas sulmeve izraelite në territorin iranian dhe përgjigjes së Teheranit me sulme raketore.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të marrin masa urgjente për të qetësuar tensionet sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të parandaluar që rajoni të zhytet në një paqëndrueshmëri në rritje”, tha Guo Jiakun, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, në një konferencë të rregullt për shtyp.
Ai theksoi nevojën për të krijuar kushte për një rikthim në dialog dhe negociata me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy palëve.
