Kryeqyteti ndan 96 bursa për studentët e dalluar – Rama: Rinia është forca që e çon Prishtinën përpara
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë sot 96 bursa për studentët më të dalluar të Kryeqytetit, në një ceremoni të organizuar bashkë me Drejtorin e Arsimit, Samir Shahini.
Rama u shpreh i lumtur që Prishtina vazhdon të jetë përkrahëse e rrugëtimit akademik të të rinjve duke theksuar se këto bursa përfaqësojnë më shumë sesa ndihmë financiare – ato janë vlerësim për përkushtimin, disiplinën dhe talentin që studentët tregojnë çdo ditë.
“Shumë i lumtur që si Kryeqytet jemi gjithmonë në mbështetje të rrugës akademike të të rinjve tanë! Krenar për çdo të ri e të re që sot u vlerësua – ju jeni forca që e çon Kryeqytetin përpara”, u shpreh Rama.
Bursat synojnë të lehtësojnë rrugën drejt dijes dhe të nxisin arritjet akademike duke promovuar një kulturë të ekselencës ndër të rinjtë e Prishtinës. /Kosova.info/
