Drejtoria e Inspeksionit në Drenas asgjëson produkte të skaduara

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Drenasit ka zhvilluar inspektime të rregullta në pika të ndryshme tregtare, ku gjatë kontrolleve janë identifikuar dhe asgjësuar menjëherë produkte me afat të skaduar, që paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

Kundër subjekteve përgjegjëse janë marrë masa ndëshkuese sipas ligjit në fuqi, njofton Komuna e Drenasit.

Drejtoria fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje apo parregullsi për të mbrojtur shëndetin dhe të drejtat e tyre, duke përdorur kontaktin direkt me Drejtorinë ose kanalet zyrtare të Komunës. /Kosova.info/


Go to TOP