“Komedia e Zezë” jep premierën sonte në Teatrin “Bekim Fehmiu”

Në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren, sonte do të jepet premiera e shfaqjes “Komedia e Zezë”, një vepër nga autori Peter Shaffer, e vënë në skenë nën regjinë e Ilir Bokshit.

Një shfaqje që eksploron absurditetin e jetës moderne përmes humorit të zi dhe tensionit dramatik, duke ofruar një përjetim të veçantë teatror për publikun.

Me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh, kjo vepër sjell në skenë.

Në role paraqiten: Ernest Malazogu, Liridona Shehu-Bytyqi, Hajat Toçilla, Xhevdet Doda, Alban Krasniqi, Alban Çeka, Valmira Hoti dhe Alban Morina.

Shfaqja “Komedia e Zezë” do të jepet sonte në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke filluar nga ora 20:00.

Go to TOP