Sulmi i papritur me dronë në bazat ajrore ruse shtrihet deri në Siberi

Një sulm i papritur me dronë ukrainas që shënjestroi disa baza ajrore ruse, që strehonin bombardues strategjikë të aftë për armë bërthamore, ishte i pashembullt në shtrirjen dhe sofistikimin e tij dhe për herë të parë arriti deri në Siberi, duke qenë një goditje të rëndë për ushtrinë ruse.

Ukraina tha se mbi 40 bombardues, ose rreth një e treta e flotës së bombarduesve strategjikë të Rusisë, u dëmtuan ose u shkatërruan të dielën, megjithëse Moska tha se vetëm disa aeroplanë u goditën, raporton AP.

Por sulmi i guximshëm demonstroi aftësinë e Ukrainës për të goditur objektiva me vlerë të lartë kudo në Rusi, duke i dhënë një goditje poshtëruese Kremlinit dhe duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme makinës së luftës së Moskës.

Ndërsa disa blogerë ushtarakë rusë këtë sulm e krahasuan me atë të sulmit të Japonisë në bazën amerikane në Pearl Harbor në vitin 1941, të tjerë e hodhën poshtë analogjinë, duke argumentuar se dëmi aktual ishte shumë më pak i rëndësishëm nga sa pretendoi Ukraina.


Go to TOP