Bashkë në konferencën për diasporën: Prishtina, Tirana, Shkupi

Konferenca shkencore me titull “Diaspora Shqiptare dhe Çështja e Kosovës 1912–2008” zhvillohet sot dhe nesër në Prishtinë.

Konferenca do të fokusohet në rolin dhe ndikimin e diasporës shqiptare lidhur me çështjen kombëtare dhe zhvillimet historike të Kosovës gjatë periudhës 1912–2008.

Kjo konferencë organizohet nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Institutin e Historisë – Tiranë dhe Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

Ngjarja fillon nga ora 9:30 në Amfiteatrin e Institutit të Historisë “Ali Hadri”.


Go to TOP