Takim letrar për 1133 fëmijët e vrarë e të zhdukur në luftë

“Engjujt nuk jetojnë në tokë” është ngjarja që mbahet sot, ku do të kujtohen 1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së Kosovës. Në këtë organizim do të zhvillohet një takim letrar, ku poetë të ndryshëm do të lexojnë poezi të dedikuara për këta fëmijë, të cilët tashmë janë shndërruar në dritën e përjetshme të Kosovës.

Në këtë ngjarje kulturore do të marrin pjesë poetët Ibrahim Kadriu, Sali Bashota dhe Lulzim Tafa, ndërsa me poezi kushtuar fëmijëve-engjëj do të prezantohen edhe nxënësit e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” nga Prishtina.

Ndërkohë, në kuadër të organizimit “Engjujt nuk jetojnë në tokë” do të mbillet edhe një fidan për 1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.


Go to TOP