Rama nga KonicaFest: E ardhmja ndërtohet përmes arsimit cilësor

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në edicionin e katërt të KonicaFest, një ngjarje që promovon arsimin, kreativitetin dhe përfshirjen në shkollën “Faik Konica”.

Me këtë rast, Rama theksoi rëndësinë e arsimit cilësor si themel për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për të gjithë fëmijët e Kryeqytetit.

“E ardhmja ndërtohet përmes arsimit cilësor. Në KonicaFest pamë nga afër çfarë mund të arrihet kur shkolla bëhet qendër e bashkëpunimit, kreativitetit dhe përfshirjes,” deklaroi ai duke vlerësuar përkushtimin dhe vizionin që e karakterizojnë shkollën “Faik Konica”.

Sipas tij, ky shembull duhet të shërbejë si frymëzim për të gjitha institucionet arsimore të Prishtinës, në mënyrë që çdo fëmijë të ketë mundësinë të rritet dhe zhvillohet në një mjedis që kultivon dashurinë për dijen dhe zhvillimin personal. /Kosova.info/

Go to TOP