Me aktivitete festive festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, në Ferizaj

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Policia Rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, organizoi një aktivitet festiv në sheshin “Adem Jashari”.

Gjatë aktivitetit, fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me njësitë policore dhe pajisjet e tyre, si dhe të bashkëbisedojnë me zyrtarë të policisë, njofton zyra për informim e Komunës së Ferizajt.

Bëhet e ditur se ngjarjes iu bashkëngjitën edhe përfaqësues të FSK-së, KFOR-it, Zjarrfikësve dhe Emergjencës së Ferizajt, duke krijuar një ambient miqësor dhe edukativ për fëmijët.

Ky organizim kishte për qëllim forcimin e besimit të fëmijëve dhe prindërve ndaj institucioneve të sigurisë dhe promovimin e një qasjeje bashkëpunuese me komunitetin.

Go to TOP