Shkollë e re moderne në Kalabri

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar ndërtimin e një shkolle fillore moderne në lagjen Kalabria, e cila pritet t’i shërbejë një komuniteti në rritje dhe të sjellë përmirësime të ndjeshme në infrastrukturën arsimore të kryeqytetit.

“Po ndërtojmë një shkollë fillore moderne që do t’i shërbejë një komuniteti në rritje,” shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale duketheksuar se objekti i ri do të ketë një sipërfaqe prej mbi 6,500 metra katrorë.

Shkolla e re do të përfshijë klasa bashkëkohore, laboratore të pajisura, salla sportive, ambiente për prindër dhe fëmijë, si dhe hapësira të dedikuara për mësim dhe zhvillim personal të nxënësve.

Përmes këtij investimi, pritet të lehtësohet ndjeshëm ngarkesa në shkollat ekzistuese “Dardania” dhe “Hasan Prishtina” dukeu krijuar më shumë hapësirë dhe kushte më të mira mësimore për nxënësit e Kalabrisë.

Ky projekt vjen si pjesë e përkushtimit të Komunës së Prishtinës për të investuar në arsim cilësor dhe infrastrukturë moderne që ndjek zhvillimin urban dhe nevojat në rritje të komuniteteve lokale. /Kosova.info/

Go to TOP