Arrestohet një person, dyshohet për kanosje të një femre në rrjetet sociale
Policia ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje përmes rrjeteve sociale. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 28 maj në Prishtinë, ndërsa arrestimi është bërë dje, më 29 maj.
Sipas raportit policor, i dyshuari akuzohet se ka kanosur një femër përmes platformave të rrjeteve sociale.
Bëhet e ditur se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, hetimet po vazhdojnë. /Kosova.info/
