Fetoshi: Agresioni i propagandës si parathënie e skenarëve destabilizues

Në një analizë për reagimet e ditëve të fundit të Listës Serbe dhe të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, drejtori i institutit Octopus, Arben Fetoshi, thotë se ato përdorin strategjinë e “rrëmbimit emocional”, duke paralajmëruar skenarë destabilizues.

“Reagimet e koordinuara të Listës Serbe dhe të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë kundër çdo veprimi institucional të Kosovës për eliminimin e strukturave paralele në veri, s’janë më vetëm fushatë dezinformimi e strategjisë së njohur të viktimizimit, por edhe një paralajmërim për “rezistencë civile”, si faza më kërcënuese e luftës së saj hibride. Çirrjet për “cenimin e fëmijëve”, shpifjet për “ngacmimin e vajzave e grave”, pretendimet për “uzurpim” të objekteve, vajtimi për “sulmet brutale kundër të rinjve” dhe së fundi, denoncimi si “tradhtarë” i serbëve lojalë ndaj shtetit të Kosovës, janë narrativa të rikthyera nga mediat serbe në bazë të modelit rus të “breshërisë së gënjeshtrave” (firehose of falsehood), të cilat tashmë nuk kërkojnë ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare, por e akuzojnë atë për “mbështetje” të politikës “represive” ndaj komunitetit serb në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera Fetoshi në analizën e tij të publikuar në Facebook.

Fetoshi e sheh këtë fushatë si pjesë të një teknike të manipuluar propagandistike, që synon mobilizimin radikal të qytetarëve serbë në veri, përmes frikësimit, shpifjeve dhe diskreditimit të institucioneve të Kosovës. Ai paralajmëron se ky është një skenar i rrezikshëm që mund të shfrytëzohet nga Serbia për të provokuar përplasje, për të sfiduar autoritetin e Kosovës dhe për të kërkuar ndërhyrje apo ndërmjetësim ndërkombëtar në favor të axhendave të saj.

Analiza e plotë e drejtorit të Institutit ‘Octopus’:


Go to TOP