Arrestohet i kërkuari për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ai ishte i dënuar nga Gjykata me burgim prej 12 muajsh. 

Sipas njoftimit, ai është arrestuar sot rreth orës 06:30 nga njësitë policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut.

“Arrestimi i të dyshuarit është realizuar pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive i cili ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajsh për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar””, ka njoftuar Policia.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore i kërkuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Go to TOP