Në pikën kufitare Glloboqicë-Jazhincë nga sot vetëm një kontroll

U lëshua në përdorim vendkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Glloboqicë-Jazhincë.

Përurimin e bënë ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski.

I pranishëm gjithashtu ishte edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

Regjimi i ri kufitar do të jetë sipas modelit ku kontrollet do të realizohen vetëm në hyrje nga policia respektive e shtetit, kurse policët do të punojnë në një objekt të përbashkët.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Go to TOP