Iran, ekzekutohet i burgosuri i akuzuar për spiunazh
Një burrë, që ishte burgosur në Iran me akuzën se ishte spiun izraelit, është ekzekutuar, njoftojnë mediet e huaja.
Pedram Madani u arrestua në Teheran në vitin 2020 dhe më pas u dënua me vdekje, i akuzuar për spiunim në emër të shërbimit izraelit të inteligjencës, Mossad.
Sipas organizatave monitoruese, mbi 100 persona janë ekzekutuar në Republikën Islamike të Iranit vetëm gjatë këtij viti.
