Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën

Komuna e Prishtinës as sot nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje lidhur me grevën që po mbajnë punëtorët e ndërmarrës publike “Pastrimi”. Ata po kërkojnë që komuna ta shlyejë borxhin që ka ndaj kësaj ndërmarrjeje, në mënyrë që ata të vazhdojnë me punën e tyre. E komunarët nuk kanë dhënë asnjë përgjigje sa i përket kësaj kërkese e greve, por sërish përmendën një kontratë që s`ka të bëjë me kërkesat aktuale të punëtorëve.

Grevën nuk po e ndalin…Edhe të martën, punëtorët e kompanisë “Pastrimi” nuk lëvizën nga vendet ku po qëndrojnë prej ditësh e as nga kërkesat, deri në plotësimin e tyre.

Aziz Vrajolli, punëtor shumëvjeçar në këtë kompani, thotë se më me dëshirë sot do të ishte në terren, në shërbim të qytetarëve, derisa kërkoi zgjidhje për situatën e krijuar.

Edhe punëtorë të tjerë kërkuan zgjidhje dhe plotësim të kërkesave.

Sipas kryeshefit të kompanisë “Pastrimi”, Petrit Reçica, nuk ka vullnet nga komuna për të gjetur zgjidhje.

E drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, tha se ka gatishmëri nga ana e komunës për të gjetur zgjidhje.

Punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” insistojnë që të jetësohet kontrata bazë që është jetike për funksionimin e kësaj ndërmarrjeje.


Go to TOP