Këshilli Prokurorial miraton tri raporte kyçe, përfshirë hetimin ndaj një prokurori në Prishtinë
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën drejtimin e Kryesuesit Ardian Hajdaraj, ka mbajtur sot takimin e 267-të me radhë, ku janë shqyrtuar dhe miratuar disa dokumente dhe akte të rëndësishme për sistemin prokurorial të vendit.
Gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së miratuan:
Raportin vjetor të Prokurorit të Shtetit, i cili përfshin rekomandime të dhëna nga vetë anëtarët e Këshillit;
Raportin vjetor të Komisionit Ad Hoc mbikëqyrës për korrupsion dhe krimet ekonomike, që synon forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në luftën kundër këtyre dukurive;
Raportin e Panelit Hetimor në lidhje me një prokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, çka dëshmon përkushtimin e Këshillit ndaj integritetit të sistemit prokurorial.
KPK theksoi se miratimi i këtyre raporteve është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë. /Kosova.info/
