Paradigma e vjetër ka dështuar, Kosovës i duhet një ndryshim shokues në qeverisje

Shkruan: Shenoll MUHARrEMI

Nuk e di a po e kuptojmë një gjë të thjeshtë? Edhe nëse nesër konstituohet Kuvendi, edhe nëse gjenden edhe 4-5 vota, edhe nëse formohet një qeveri e re… prapë kjo nuk mjafton për situatën dhe gjendjen ku jemi.

Sot sfida është më e madhe dhe më e thellë se para 9 shkurtit.

Tash nuk mjafton me pas vetëm një qeveri të re. Aspak nuk mjafton kjo.

Kriza e energjisë, deficiti tregtar, çmimet, inflacioni, problemet e krijuara për prodhuesit vendor, ngulfatja e bizneseve, tregu i punës.. krejt këto nuk janë disa probleme që zgjidhen me harnime e me do “koalicione të reja”.

Ndoshta mbi të gjitha, këto nuk zgjidhen nga ata që i kanë kriju.

Kosova sot është në një pikë ku vetëm një paradigmë e re e qeverisjes mundet me i ndihmu për me adresu dhe, nëse kemi edhe fat, me i zgjidhë këto sfida.

Nëse nuk e ndryshojmë radikalisht mënyrën si qeverisim, si mendojmë rreth investimeve dhe nevojave tona, krizat vetëm sa kanë me u thellu.

Çka do me thotë kjo?

Nëse ekonomia, bizneset, qytetarët, importet, energjia janë rëndu kaq shumë kohën e fundit, atëherë duhet menjëherë me ndryshu mënyrën si e kuptojmë dhe aplikojmë qeverisjen, si dhe ku i alokojmë paratë e taksat publike dhe si i shohim investimet. Me investu aty ku ka kthime të mira, jo me mshel gropa. Me investu ashtu që e forcon biznesin dhe prodhuesin, se vetëm ashtu rritet ekonomia.

Nuk ka më beton, tulla, ndihma sociale e izolim fasade.

Koha dhe nevoja imediate tash është për një Program Ekonomik për Kosovën të theksuar, dicka që nuk kemi bë e pa kurrë më herët. Na duhen programe dhe investime publike vetëm për biznese dhe ekonominë tonë rreth 10 miliardë euro në mandatin e ardhshëm.

Dhe nëse dizajnohet mirë, kjo qasje, këto programe specifike munden me i sjellë edhe (së paku) 10 miliardë të tjera investime nga sektori privat. Dmth me një infuzion magjik, një pompim të ekonomisë dhe sektorit privat, ne mundemi me ndryshu dhe transformu gjendjen deri në vitin 2030.

Vetëm me një Shok Terapi Ekonomike për investime në biznese, mundemi me gjet rrugën tonë dhe me kriju të ardhme me dinjitet për qytetarët dhe bizneset tona.

Përndryshe, vazhdojmë me stilin e vjetër dhe presim me ndodhë ndonjë magjie e mrekulli… po që nuk ka me ndodhë, se transformimet nuk pikin nga qielli, duhet me i inzhinjeru.

Ky sistem aktual nuk ka me na qu askund, ka me thellu varfërinë dhe me i rëndu edhe më shumë ekonominë dhe bizneset. Një vend dhe një sistem që nuk di me i mbrojt e përkrahë bizneset e veta që e mbajnë gjallë shtetin dhe shoqërinë, që nuk di me prodhu as me zgjidhë asnjë sfidë ekonomike, nuk ka shpresë. E shpresa është e ndryshimi i paradigmës.

Go to TOP