SHBA, vriten dy anëtarë të stafit ambasadës izraelite
Dy punonjës të ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje pranë një muzeu hebre në Uashington DC, sipas Sekretares së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem.
Viktimat, një burrë dhe një grua, u qëlluan ndërsa po dilnin nga një aktivitet në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit, raporton BBC.
I dyshuari është ndaluar dhe identifikuar nga policia si 30-vjeçari Elias Rodriguez
Policia thotë se ai bërtiti “Palestina e lirë” pasi u mor në paraburgim dhe oficerët do të “hetojnë lidhjet me terrorizëm të mundshëm”.
Presidenti amerikan Trump thotë se sulmi është “shumë i trishtueshëm” dhe “i bazuar padyshim në antisemitizëm”, ndërsa kryeministri izraelit Netanyahu thotë se siguria do të rritet për përfaqësuesit izraelitë dhe në misionet diplomatike në të gjithë botën.
