Sveçla dhe Prattipati flasin për situatën e aktuale në vend

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se me Prattipatin kanë diskutuar mbi angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për situatën e aktuale në vend.

Ai ka thënë se mbetet i përkushtuar për bashkëpunimin të vazhdueshëm të bazuar në interesat më të mira për dy shtetet. /Kosova.info/


Go to TOP