Shahini dhe Ropke diskutojnë fuqizimin e dialogut ekonomik Kosovë–BE në Forumin e Budvës
Në kuadër të Forumit Ekonomik Social për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Budva të Malit të Zi, Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), z. Agim Shahini, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Presidentin e Komunitetit Ekonomik dhe Social për Evropë, z. Oliver Ropke, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Ky takim shënon një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe social ndërmjet Kosovës dhe institucioneve evropiane, me theks të veçantë në fuqizimin e sektorit privat, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përfshirjen aktive të aktorëve socialë në proceset vendimmarrëse.
“Pata kënaqësinë të diskutoj me Presidentin Ropke për sfidat dhe mundësitë e bizneseve në Kosovë dhe në rajon, si dhe për rolin që mund të luajnë këshillat ekonomikë dhe socialë në ndërlidhjen më të mirë të politikave evropiane me realitetin tonë,” deklaroi z. Shahini pas takimit.
AKB mbetet e përkushtuar në promovimin e interesave të bizneseve kosovare në nivel rajonal dhe evropian, si dhe në thellimin e dialogut ndërinstitucional për krijimin e një klime më të favorshme për investime dhe zhvillim ekonomik në Kosovë dhe më gjerë. /Kosova.info/
