Filarmonia e Kosovës mban koncertin e radhës në Gjakovë

Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të performojë në Gjakovë, më 15 maj, duke filluar nga ora 19:30, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.

“Nën dirigjimin e Dario Salvit dhe me pjesëmarrjen e sopranos së mirënjohur Besa Llugiqi, Orkestra do të sjellë një koncert tejet të veçantë për publikun e Gjakovës”, njofton MKRS.

Në koncert do të interpretohen vepra nga kompozitorët shqiptarë Rexho Mulliqi dhe Kreshnik Aliçkaj, si dhe vepra nga kompozitorë botërorë si Giuseppe Verdi, Giacomo Puccini dhe Manuel de Falla. /Kosova.info/


Go to TOP