Policia e Kosovës njofton për masa të sigurisë dhe ndërprerje të përkohshme të trafikut gjatë vizitës së Presidentit të KiE-së
Më datat 14 dhe 15 maj 2025, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare Presidenti i Këshillit të Evropës, z. Antonio Luis Santos da Costa.
Me rastin e kësaj vizite të nivelit të lartë, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet e tjera kompetente, do të jetë e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin dhe qetësinë publike gjatë gjithë kohës së qëndrimit të Presidentit në vendin tonë.
Për të siguruar zhvillimin normal të agjendës dhe aktiviteteve të planifikuara, si dhe për të mundësuar qarkullim të lirë dhe të sigurt të delegacioneve, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa të përkohshme për ndërprerjen e trafikut në disa segmente rrugore. Këto ndërprerje do të ndodhin në intervale të shkurtra kohore dhe, sipas nevojës, trafiku do të riorientohet në rrugë alternative.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë këtyre dy ditëve, duke respektuar udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren, me qëllim të mbarëvajtjes së vizitës zyrtare dhe sigurisë së përgjithshme. /Kosova.info/
