Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori italian flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar sot me ambasadorin italian në Kosovë, Maurizio Antoninin. Sipas njoftimit, Barduani dhe Antonini kanë folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe për përpjekjet e KFOR-it për mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Ata diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian midis Prishtinës dhe Beogradit, të cilin KFOR-i KOM kërkoi ta vazhdojë në një frymë të ripërtërirë dhe të vendosur”, thuhet në njoftim.

Në takim, komandanti Barduani shprehu gjithashtu mirënjohje dhe krenari për kontributin shumëvjeçar të Italisë në kuadër të KFOR-it.

Ai theksoi se që nga viti 1999, Italia ka mbajtur kontingjentin më të madh në KFOR, duke qenë një simbol kyç i përkushtimit italian për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

KFOR-i rithekson se vazhdon të kontribuojë për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. /Kosova.info/


Go to TOP