Sveçla mirëpret ambasadorin McGurk, dakordohen për thellim të bashkëpunimit me OSBE-në

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim ambasadorin Gerard McGurk, i cili ka marrë detyrën si shef i ri i misionit të OSBE-së në Kosovë.

Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet MPB-së dhe OSBE-së, si dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit, sigurisë publike dhe të drejtave të njeriut.

“Me këtë rast, ministri Sveçla falënderoi ambasadorin McGurk për mbështetjen e vazhdueshme që kemi pranuar nga OSBE.  Ministri Sveçla i uroi suksese ambasadorit McGurk në detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllim të ngritjes dhe forcimit të institucioneve tona që shërbejnë për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, thuhet në njoftim.


Go to TOP