KFOR-i dhe FSK me trajnim për trajtimin e materialeve të rrezikshme

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka zhvilluar një trajnim të përbashkët në jug të vendit për trajtimin e sigurt të materialeve të rrezikshme industriale.

Ky aktivitet u udhëhoq nga FSK-ja, derisa në trajnim morën pjesë njësi të specializuara të KFOR-it nga Finlanda, të cilat sollën ekspertizën e tyre në menaxhimin e materialeve të rrezikshme, ndërsa mbështetje shtesë teknike dhe logjistike u ofrua edhe nga inxhinierë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton KFOR-i. /Kosova.info/


Go to TOP