Banorët e ndërtesave të vjetra në Ferizaj ankohen për mosmirëmbajtje
Në komunën e Ferizajt janë disa ndërtesa të banimit kolektiv që janë ndërtuar gjatë viteve gjashtëdhjeta dhe në ato të tetëdhjeta të cilat për shkak të amortizimit rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.
Banorët e disa nga këto ndërtesa shprehen se duhet sa më parë që institucionet e komunës të investojnë në mirëmbajtjen e tyre, ngase këtu siç janë, përveç që rrezikohen qytetarët nga rënia e fasadës e llamarinave, i japin një pamje të keqe estetikës së tyre
“Ka nevojë të domosdoshme që të meremetohet e bile kulmin të rregullohet (si ndërhyrje e imja – a paraqesin rrezik edhe ato lastrat lartë) po si nuk paraqesin rrezik disa herë janë ardhur zjarrfikëset i kanë tërhequr ato se me ra e mbytë njeriun”, tha Fatime Zymberi , banore.
“Rreziku është në llamarinat se ato shumë po lëvizin për çdo frymë sado e lehtë qoftë me qenë ato po lëvizin dhe është e pa mundur nga ana e banorëve me dal në atë pjesën e jashtme që të shtrëngohen ato ose që të bëhet renovimi ose diçka. Ku është rreziku kryesor ne e kemi bërë një kërkesë në komunë dhe besojë që kanë për ta pasur parasysh që të evitohet një rrezik shumë të madhe që mundet të ekzistoj” , tha për RTK, Muhamed Bajrami, banor .
Në komunën thotë se kësaj teme do t`i vihej fundi sikur të lejohen linja buxhetore e investimeve kapitale.
“Ne si komunë e Ferizajt si temë kemi dashur ti japim drejtim shumë më herët kësaj çështje mirëpo mos kategorizimi i buxhetit apo mos linja e kategorizimit si investim kapital dhe kategorizimi si subvencione na ka pamundësuar që ta zgjidhim këtë problem të ka moçëm të qyteti të Ferizajt. Aty ku kemi mundësi ne prapë kemi intervenuar dhe prape do të intervenojmë çdoherë kur kemi kërkesa të qytetarëve me aq mundësi dhe aq kapacitete që ka komuna e Ferizajt ne do ti shfrytëzojmë kapacitet tona”, tha Arbër Bytyqi, drejtor i Urbanizmit në Ferizaj.
U bë e ditur se komuna po e shikon mundësinë që së bashku me Fondin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë të gjejnë formën e investime në këto objekte të vjetra të banimit kolektiv.
