LDK thërret mbledhje me kryetarët e degëve – në fokus zgjedhjet lokale 2025

Kosova.info ka siguruar dokumentin zyrtar me të cilin kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku, ka thirrur mbledhjen e radhës me kryetarët e degëve të partisë.

Sipas letrës zyrtare të datës 5 maj 2025, mbledhja do të mbahet më 8 maj 2025 (e enjte), në orën 16:00, në Selinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë.

Në dokument thuhet se mbledhja thirret në bazë të nenit 26 të Statutit të LDK-së, ndërsa në rend dite përfshihen dy pika:

1. Përgatitjet për Zgjedhjet Lokale 2025;

2. Të ndryshme.

Kjo mbledhje vjen në një kohë kur subjektet politike në vend kanë nisur përgatitjet për garën lokale, ndërsa LDK-ja synon të mobilizojë strukturat e saj në gjithë vendin.

Deri më tani, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar dy kandidatë për zgjedhjet lokale: Përparim Rama për Komunën e Prishtinës dhe Gëzim Plakolli për Komunën e Mitrovicës. /Kosova.info/


Go to TOP