Meta: Kurti po i kërkon LDK-së të zgjedhë – me mua për Kryeministër, apo me tjerët kundër meje
Analisti Bardhyl Meta ka komentuar letrën e fundit që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka drejtuar kryetarit të LDK-së duke e përkthyer si një kërkesë të drejtpërdrejtë ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe liderit të saj, Lumir Abdixhiku.
Sipas Metës, Kurti në thelb po i vë përpara një dileme politike LDK-së: ose të bashkëpunojë me Vetëvendosjen në një koalicion ku LDK do të merrte postin e kryeministrit, ose të formojë një bllok opozitar me PDK-në, AAK-në dhe Nismën për të ndërtuar një shumicë kundër VV-së.
“Kurti n’letrën qytetarëve: para se t’shkojmë n’Zgjedhje, Abdixhiku e LDK të përcaktohen, a do(në) – Postin e KM në koalicionin LDK-VV, apo – Postin e KM në koalicionin LDK-PDK-AAK-Nisma,” shkroi Meta duke përmbledhur thelbin e ofertës së Kurtit.
Në fund të postimit të tij, analisti shton me ironi se kjo qasje e Kurtit tregon një vetëdijësim të vonuar: “P.S. … dorën n‘Zemër, ka një vetdijësim. Prej zorrit, por po…” /Kosova.info/
