Rama: Zjarrfikësit e Prishtinës tashmë me shërbime mjekësore falas, ushqim ditor dhe shoqatë të tyre
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për një sërë përmirësimesh thelbësore në kushtet e punës për zjarrfikësit e Kryeqytetit duke i quajtur ata “heronjtë e heshtur të Prishtinës”. Për herë të parë, zjarrfikësve u janë siguruar shërbime mjekësore falas, tri shujta ditore ushqimore, si dhe është themeluar Shoqata e Zjarrfikësve të Prishtinës, e cila do të shërbejë për përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
“Por as kjo nuk mjafton për të shpërblyer trimërinë, sakrificën dhe përkushtimin tuaj të pashoq”, ka deklaruar Rama duke shtuar se përkrahja për zjarrfikësit do të vazhdojë me të gjitha kapacitetet e komunës.
Këto masa vijnë si pjesë e angazhimit të qeverisjes lokale për të përmirësuar kushtet e punës dhe mirëqenien e punonjësve të shërbimeve emergjente në Kryeqytet. /Kosova.info/
