Osmani për vizitën në Malajzi: Mikpritje e nderim për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar sërish për vizitën që zhvilloi në Malajzi, ku hapi edhe Ambasadën e Kosovës atje.

Presidentja Osmani ka thënë se partneriteti mes dy vendeve e ka zanafillën në ditët më të vështira për Kosovën, kur Malajzia na doli në krah, e që dita ditës po bëhet më i fortë dhe më domethënës.

“Kjo vizitë ishte jo vetëm një mikpritje e nderim për Kosovën që nuk do të harrohet, por edhe një premtim i qartë që i shërben zhvillimit dhe fuqizimit të ndërsjellë. Faleminderit! Terima Kasih! ”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP