Dalipi kritikon ‘Reporterët pa Kufij’: Për raportin u konsultuan me individ

Shefi i Kabinetit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Luan Dalipi,  ka kritikuar organizatën “Reporterët pa Kufij”, që në raportin e publikuar sot e renditi Kosovën për liri të medias në vendin e 99-të nga 180 shtete.

Dalipi ka thënë se një pjesë e konsiderueshme e individëve që janë intervistuar apo konsultuar për këtë raport janë përfaqësues të organizatave shumë të vogla, që janë mbështetur nga fondet ndërkombëtare.

Sipas tij, Qeveria Kurti është qeveria më e hapur ndaj mediave, “e vetmja që nuk ka shpenzuar miliona për propagandë, që nuk i ka blerë apo heshtur mediat përmes kontratave njëburimore”. /Kosova.info/


Go to TOP