Moti në Shqipëri me kthjellime, temperaturat mbeten të pandryshuara

Moti në Shqipëri parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk do të mungojnë vranësira të pakta mesatare, kryesisht të përqendruara në relievet malore të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi 7m/s, e shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të Forcës 1-2 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 9 deri 24°C;

Në zonat e ulëta 14 deri 30°C;     

Dhe në bregdet 14 deri 29°C.

Go to TOP