Tradhtia e madhe e zajednicës – e vërteta që po fshihet!
Shkruan: Halil GECI
Ju lutem, dëgjojeni këtë VIDEO dhe gjykoni, o lexues: Kujt ia ka besuar votën ky popull?
Shikojini sa të pafytyrë janë!
Dhe pastaj, me gjithë këtë, kanë guximin ta fajësojnë Kurtin për formimin e Zajednicës.
Por a mund t’u besohet atyre që nuk kanë besë? A ka fare besë te ta?
Marrëveshjet për Asociacionin me kompetenca ekzekutive u nënshkruan nga drejtuesit e LDK-së dhe PDK-së, por sot padrejtësisht po akuzohet Albin Kurti.
Të flasësh për Zajednicën pa përmendur themeluesit e saj është më shumë se poshtërsi.
Kjo që po e dëgjoni në këtë video ta neverit shqiptarinë! A thua, a e shikojnë veten këta zagarë dhe zagarica se çfarë flasin dhe çfarë kanë bërë?
Nuk po mundem më t’i përballoj këto turpe dhe tradhti. Po kthehem nga Zoti dhe po i lutem:
Pse, o Përendi, kur fale derrin dhe arin, ç’të deshti që fale edhe këta faqezinj?
çfar rrene flasin,kronologjia dhe e vërteta politike që s’mund të mohohet është kjo:
“Zajednica e komunave me shumicë serbe” (në serbisht: Zajednica srpskih opština – ZSO) është një trup i propozuar vetëmenaxhues i komunave me shumicë serbe në Kosovë, që buron nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
E nënshkruar nga Hashim Thaçi si kryeministër i atëhershëm i Kosovës, më 19 prill 2013, dhe nga Ivica Dačić, kryeministër i Serbisë, me Bashkimin Evropian si palë garantuese dhe ndërmjetësuese (e përfaqësuar nga Catherine Ashton), kjo marrëveshje e hapi rrugën për një Asociacion me kompetenca vetëmenaxhuese, madje edhe ekzekutive.
1. Marrëveshja fillestare – 19 prill 2013
Parashikonte krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, me kompetenca vetëmenaxhuese dhe ekzekutive. Vuçiçi premtonte se “këmbë shqiptari më s’do shkelë në veri.”
2. Marrëveshja e dytë – 25 gusht 2015
E nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa.
Marrëveshja u arrit sërish me ndërmjetësimin dhe garantimin e BE-së, dhe përmbante parimet themelore të Asociacionit.
U kritikua ashpër brenda vendit dhe u dërgua në Gjykatën Kushtetuese, e cila në dhjetor 2015 konstatoi 23 shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Gjykata kërkoi që statuti të riformulohej në përputhje me kushtetutën.
3. Bllokimi dhe tensionet politike – 2015–2023
Për shkak të kundërshtimeve të forta nga VV dhe AAK (me Ramush Haradinajn në krye) si dhe protestave qytetare, formimi i Zajednicës u bllokua për vite me radhë.
Por, pas ndalimit në Francë dhe kthimit në Kosovë, Ramushi ndryshoi qëndrim dhe u bë krah i Hashimit dhe Isës – pse dhe si, e di vetë ai.
4. Marrëveshja e Ohrit – 27 shkurt dhe 18 mars 2023
Kurti nën presionin ndërkombëtar, në Ohër, BE-ja si garantuese dhe ndërmjetësuese kërkoi zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, të nënshkruara nga Thaçi e Mustafa
Kurti në mënyrë të qartë dhe publike e pranoi në parim marrëveshjen, por me kushtin që të nënshkruhet nga të dy palët – jo që Vuçiçi të zgjedhë nenin që i konvenon. Kurti këmbënguli që marrëveshjet ndërkombëtare janë reciproke, dhe nuk do të ketë zbatim pa nënshkrim nga Serbia.
Kuptojeni, o popull!
Zajednica është votuar nga Kuvendi i Kosovës si institucion i pavarur dhe ka kaluar me pëlqimin e PDK-së dhe LDK-së.
Marrëveshjet me Serbinë janë ndërkombëtare dhe nuk mund të anashkalohen, sepse janë të kaluara përmes qeverive legjitime me BE-n si palë garantuese.
Por t’i thuash Kurtit “ti e ke themeluar”, pa qenë fare pjesë e atyre proceseve, është manipulim i ulët.
Nuk ka poshtërsi më të madhe se kur ata që e sollën Zajednicën në tavolinë, sot i gjuajnë gurin dikujt tjetër, duke fshirë gjurmët e veta si tradhtarë të vërtetë.
