Maliqi: Opozita duhet të lëshojë pe, të testohet shumica e Kurtit – jo të komprometohet Albulena

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka bërë thirrje për reflektim nga radhët e opozitës lidhur me bllokadën në Kuvendin e Kosovës. Në një koment të publikuar sot, ai vlerëson se opozita do të bënte mirë të tërhiqej nga kushtëzimi për postin e Kryetarit të Kuvendit, meqë sipas tij, ky pozicion nuk ofron fuqi të madhe politike për Albulena Haxhiun, e cila është propozuar nga VV për këtë rol.

“Nuk ka logjikë të vazhdohet kjo lojë bllokuese për një pozitë që i jep shumë pak pushtet. Qëllimi duhet të jetë matja e Albinit – le të provohet nëse ka mbi 57 vota për të formuar një qeveri të brishtë”, ka deklaruar Maliqi duke shtuar se “i mençuri lëshon pe” duke cituar një proverb popullor.

Sipas tij, refuzimi i opozitës për të lejuar zgjedhjen e Haxhiut vetëm sa po i shërben lojës politike të Albin Kurtit për të fituar kohë dhe për të zhvendosur përgjegjësinë për krizën institucionale tek opozita. “Albulena është bërë rryfepritëse në këtë proces të stërzgjatur, kurse Albin Kurti po e përdor atë për ta komprometuar opozitën,” ka shtuar Maliqi.

Ai përmbyll me një apel: “Komprometoni Albinin, jo Albulenën.” /Kosova.info/


Go to TOP