Hargreaves: Familjet e të zhdukurve kanë të drejtë të dinë të vërtetën

Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, ka theksuar se familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre.

Në këtë ditë, ai është shprehur se është bashkuar me familjet dhe autoritetet e Kosovës për të nderuar ata që u zhdukën gjatë konfliktit.

“Anëtarët e familjeve të personave të zhdukur, nga të gjitha komunitetet e Kosovës, kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre”, tha ai.

Hargreaves ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë të gjitha qeveritë në Ballkanin Perëndimor në përpjekjet e tyre për të gjetur përgjigjet që familjet meritojnë. /Kosovainfo/


Go to TOP