Mehmetaj shpërthen ndaj Albulena Haxhiut: Fundërrina politike që e përdori rastin Dehari për interesa të pushtetit
Lirim Mehmetaj ka shpërthyer me kritika të ashpra ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke e quajtur atë “fundërrinë politike” dhe “terroriste politike” që, sipas tij, e ka keqpërdorur rastin e Astrit Deharit për përfitime politike.
Mehmetaj kujton se vizita e parë e Haxhiut si ministre ishte në burgun e Prizrenit, aty ku ndërroi jetë aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Ai thekson se ajo u zotua për zbardhjen e këtij rasti, por jo vetëm që nuk e realizoi këtë premtim, por e përdori vazhdimisht emrin e Deharit për të mbuluar marrëveshjet që, sipas tij, Qeveria i bënte me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel.
Ai gjithashtu e akuzon Haxhiun për dështimin e premtimit kryesor të VV-së, Vettingut në drejtësi, dhe për shkelje të përsëritura të Kushtetutës gjatë mandatit të saj.
“Nëse edhe partitë si PDK, LDK apo AAK do ta votonin për kryeparlamentare, s’do të ishte befasuese. Por nëse këtë e bën Vetëvendosja, është fyerje ndaj çdo militanti të devotshëm,” përfundon Mehmetaj.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur emri i Haxhiut përmendet si një nga opsionet potenciale për pozita të larta institucionale në të ardhmen. /Kosova.info/
