Ajvazi: 1.7 miliardë euro investime në 2024 – prodhuesit vendorë meritojnë më shumë mbështetje, jo përçarje

Eksperti i ekonomisë, Kushtrim Ajvazi, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për unitet dhe përkrahje të sektorit prodhues duke publikuar një të dhënë domethënëse për investimet në vend gjatë vitit 2024. Sipas tij, bizneset kanë raportuar investime në vlerë prej 1.7 miliardë euro, ku rreth 20% e kësaj shume vjen nga sektori prodhues vendor.

Në një reagim publik, Ajvazi thekson nevojën për solidaritet dhe largim nga thirrjet për bojkot e përçarje duke apeluar për më shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe besim në prodhimet e vendit.

“Sektori privat është motori i ekonomisë – le ta mbështesim, jo ta dobësojmë,” tha ai duke u bërë thirrje qytetarëve dhe institucioneve që përkrahja ndaj prodhuesve të mos mbetet vetëm në fjalë, por të kthehet në veprim të përditshëm.

Ajvazi përfundon me një apel të qartë: të qëndrojmë bashkë dhe të fuqizojmë atë që është vendore, sepse nga kjo varet qëndrueshmëria dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës.

Go to TOP