Lushaku: Presim emër të pranueshëm nga të gjithë për kryeparlamentar

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu ka thënë se po e presin një emër për kryekuvendarin, që është i pranueshëm nga të gjitha subjektet politike.

“Nuk ka takon neve të propozojmë emër si partia e tretë, presim një emër të pranueshëm për të gjithë deputetët”, ka thënë deputetja e LDK-së pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sot në orën 15:00 është paraparë të nisë seanca në të cilën pritet ri-votimi i kandidatit që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentar. 


Go to TOP