Havolli: Hapet rehabilitimi i rrugës “Agim Ramadani” dhe kanalizimi në B-C-mbi 20 punishte aktive në Prishtinë

Drejtoria e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës ka hapur sot mbi 20 punishte aktive në kryeqytet, në kuadër të projekteve të vazhdueshme të infrastrukturës. Drejtori Sokol Havolli ka bërë të ditur se ndërhyrjet përfshijnë zgjidhjen e problemit të kanalizimit në nyjën lidhëse mes rrugës B dhe C, si dhe rehabilitimin e plotë të rrugës “Agim Ramadani”.

“Punimet në rrugën ‘Agim Ramadani’ do të vazhdojnë deri të hënën në të njëjtin orar, duke përfituar nga vikendi dhe ditët e festave zyrtare. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin për ngarkesat në trafik,” deklaroi Havolli.

Për të lehtësuar qarkullimin, nga e marta deri të premten punimet do të kryhen vetëm pas orës 19:00 deri në orët e hershme të mëngjesit. Nga ora 07:00 e mëngjesit nuk do të ketë ndërhyrje, në mënyrë që të mundësohet qarkullimi normal i automjeteve gjatë ditës.

Havolli bën thirrje që qytetarët të evitojnë për aq sa është e mundur rrugën “Agim Ramadani” gjatë ditëve në vijim, për të shmangur vonesat në trafik dhe për të kontribuar në mbarëvajtjen e punimeve. /Kosova.info/


Go to TOP