Muharremi ironizon LVV-në: Postimet tuaja duken si të shkruara nga AI apo llogari të hakuara
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj një statusi të Lëvizjes Vetëvendosje, ku kjo e fundit aludon se opozita ka votuar për verifikimin e mandateve nga frika e zgjedhjeve. Përmes një postimi në Facebook, Muharremi ironizon se gjuha dhe stili i përdorur nga LVV ngjajnë me një llogari të hakuar apo me postime të krijuara nga inteligjenca artificiale.
“Mos more ju ka thy passwordin dikush? Apo kur po i bëjnë kështu postimet me AI po ju dallashiten edhe më shumë?”, shkruan ai duke shtuar se kjo qasje përçarëse dhe me tone urrejtjeje nuk është më e pranueshme nga qytetarët.
Muharremi vlerësoi fushatën e opozitës si pozitive, emancipuese dhe me program të mirëfilltë, ndërsa paralajmëroi LVV-në se me këtë stil komunikimi rrezikon të mbetet në vetëm 30% të votës në zgjedhjet e ardhshme.
“Kjo gjuhë negative, përçarëse, urrejtje ‘level hard’ nuk kallon më. Qytetarë nuk po hajnë bari,” thekson ai duke i bërë thirrje pushtetit që të mos thellojë krizën politike dhe të ndalë sulmet ndaj të gjithëve. /Kosova.info/
