Filarmonia e Kosovës sjell St. Mark Passion të Bach-ut

Në kuadër të 340-vjetorit të lindjes së Johann Sebastian Bach-ut, Filarmonia e Kosovës sjell për herë të parë në vend veprën St. Mark Passion, BWV 247 – e rekonstruar nga Jörn Boysen.

Pikërisht nën drejtimin e tij, kjo vepër do të interpretohet sonte, prej orës 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, në një mbrëmje me një kast të veçantë solistësh: tenori danez Mathias Monrad Møller, basi holandez Wessel van der Ham, si dhe solistet nga Kosova – sopranoja Elona Sadiku dhe altoja Diellza Sylejmani.

Orkestrës së Filarmonisë do t’i bashkëngjiten edhe instrumentistë nga Holanda dhe Hungaria, për ta bërë këtë mbrëmje baroku një përjetim akoma më të veçantë.

Ky koncert shënon jo vetëm një moment të rëndësishëm në jetën muzikore të vendit, por edhe një homazh madhështor për trashëgiminë e Bach-ut.


Go to TOP